Software Freedom Kosova Conference 2010

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home News Albanian
Albanian News

Takimi i Përgjithshëm

 Te dashur Miq,

Ne jemi ne nje faze kritike te projektit per te sjelle kodin burimor te hapur ne Kosove dhe tani kemi nevoje per ndihmen tuaj!

Nje takim tjeter i madh i FLOSSK do te ndodhe te shtunen ne 14:00 ne Fakultetin Teknik ne Prishtine dhe ne duam qe te gjithe ju te vini aty.

Ne Amerike, kemi nje kulture aktive te te ndihmuarit njeri tjetrin, te anetaresimit ne organizatat jo-fitimprurese dhe te aktivizmit shoqeror. Ne Kosove, ne jemi duke ndertuar nje kulture te tille per levizjen e kodit burimor te hapur. Levizja e Softuerit te Lire / me kod burimor te hapur ne SHBA ishte per nje kohe shume te gjate pune e individeve, pa perkrahje apo ndihme nga qeveria.

Per shume vite njerezit punuan me nismen e tyre, te motivuar nga ideja e krijimit te nje sistemi operativ te lire.

Njerezit ne kursin tim te Linuxit me pyesin: si eshte e mundur qe ka kaq cilesi ne programet ne dispozicion pa pagese? Kjo eshte per shkak se komuniteti i ka ndertuar ata.

Shume njerez kane dhuruar kohe dhe energji per te miren e perbashket. Une kerkoj prej jush personalisht qe te ndihmoni ne kete perpjekje. Ka shume kompani dhe institucione te cilet jane duke kerkuar ne kete moment njerez qe jane te kualifikuar per te punuar me softuer te hapur, dhe te qenit aktiv ne komunitet eshte nje fillim i mire per t'u bere te kualifikuar.

Perfitimet nuk jane te drejtperdrejta, ju nuk paguheni menjehere per perpjekjet tuaja, por ne kohe afatgjate nje investim i kohes do te shpaguhet shume here. Vetem kur shume njerez me vetesakrifice punojne se bashku do te jemi te afte t'i arrijme objektivat tona. Ne nuk mund te presim per para nga donatore te jashtem, ose te presim nga qeveria per te paguar buken tone. Por shume nga ju keni kohe per te biseduar, per te luajtur Counterstrike, ju kani kompjutere dhe internet per te shkarkuar filma, ju keni te holla per te pire kafe. Une kerkoj qe te flijoni nje sasi te vogel te ketij luksi per te ndihmuar njeri-tjetrin. Te shpenzuarit e pak kohe per te ndihmuar ne ftimin e njerzve ne grupin tone, shtypjen e broshurave, gjetjen e donacioneve per kompjutera te vjeter, dhe perhapjen e fjales do t'ju kushtoj pak, por nese ne mund te gjejme numer te mjaftueshem te njerzve per te ndihmuar ne kete projekt, ne te gjithe do te perfitojme.

Ne po punojme per marrjen e kompjutereve, bursave dhe parave per njerezit me te mire qe ne i identifikojme nepermjet kesaj konference. Puna ne kete konference eshte menyra me e mire per te prezantuar veten dhe per te takuar punedhenesit tuaj te ardhshem ne industrine e TI-se. Normalisht, ju nuk do te merrni perkrahje deri sa te beni diçka se pari vete. Ju duhet te beni diçka per boten dhe bota do t'iu pergjigjet.

Aktivistet e kodit burimor te hapur nga e gjithe bota jane te motivuar, dhe ata po presin nga ju per t'u lidhur me ta. Ju do te gjeni nje rrjet te madh te njerezve te cilet kane interesime te ngjashme ne mbare boten.

Ne kemi marre mbeshtetjen zyrtare te Universitetit te Prishtines dhe Qeverise se Kosoves. Tani ne kemi nevoje per te gjetur me teper njerz per te ndihmuar konferencen. Ne kemi nevoje qe ju te na ndihmoni me:

* Sigurine gjat konferences. Ju do te merrni amblemen dhe kemishen me shenjen FLOSSK Sigurimi ne te dhe te ndihmoni ne konference.

* Pergatitja e ushqimit. Ne duhet te pergatisim ushqimi dhe meze (uzhine) per mysafiret. Teorikisht, ne do ta shesim ate jashte UP-se per te mbledhur fonde per projektin. Ju mund te dhuroni ushqim qe ju e keni pergadite vete.

* Transporti. Ne kemi nevoje per njerezit qe te marrine mysafiret nga aeroporti. Ne kemi nevoje per udherrefyes per shetitje te vizitoreve neper Kosove.

* Pastrimi i mjediseve te konferences

* Promovimi / marketingu. Konkretisht ne kemi nevoja te meposhtme per marketingun e projektit:
          o A4 leter per shtypje. Nese keni ndonje, ju lutem ta sjellni ate. Mund te shtypni fletushkat tona.
          o Printer per shtypjen e broshurave. Makina fotokopjuese. Toner.
          o Kompjutera per te ndihmuar me projektin. PC te vjeter, laptop, etj.
          o Njerezit qe do te ndihmoje ne shperndarjen dhe varjen e fletushkave.

*Dhurim te hollash per kete projekt. Edhe nese ju mund te dhuroni nje euro, do te ishte e madhe.

* Web design, Logo Design, Flyer Design.

* Posten elektronike dhe detyra te tjera.

* Nese vetem e dergoni kete email tek te gjithe miqte tuaj dhe familjaret, do te ishte nje fillim i mire.

Ju do te merrni per ndihmen tuaj nje certifikat qe keni ndihmuar ne konference, bluza dhe materiale promovuese, adresen tuaj te email-it ne FLOSSK, dhe do te ken mundesine te ndihmoni shtetin tuaj. Shume njerez kane treguar interes ne te kaluaren per te ndihmuar, keshtu qe tani eshte shansa juaj per te bere kete.


Temat e takimit me 13 qershor jane:

0. Rekrutimi i anetareve te rinj per te punuar ne konference.

1. Shpenzimet e udhetimit per folesit.

2. Marketing

    * Krijimi i posterave
    * Krijimi i broshurave
    * Shperndarja e broshurave dhe posterave
    * Dėrgimin e e-mailave tek njerezit.

3. Krijimi i grupeve te punes me UP.

4. Planifikimin e mbledhjeve te perjavshme te grupeve punuese

5. Raportimi i gjendjes dhe afatet

6. Takimet online.

7. Mbledhja e donacioneve.

Takimi mbahet ne Fakultetin Teknik ne UP kati IV afer zyres se dekanit
 
Ju lutem, merrni sa me shume njerez qe te mundeni me vete, kemi nevoje per ndihmues te rinj per projektin.