Në Prishtine mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Softuer të Lire dhe të Hapur (SFK'10)
Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe ketë vit, Asociacioni Kosovar për Softuer të Lire dhe të Hapur (FLOSSK) dhe Universiteti i Prishtinës janë duke organizuar konferencën dedikuar teknologjisë informative në përgjithësi dhe softuerit të lirë dhe të hapur në veçanti me titullin Software Freedom Conference 2010 (SFK '10). Kjo konferencë rrjedhë pas suksesit të konferencës së parë ndërkombëtare për softuer të lire dhe të hapur (SFK ’09) të mbajtur në gusht të vitit të kaluar në të cilën morren pjesë më shumë se 500 pjesëmarrës dhe ligjëruan mbi 40 profesionistë vendor dhe ndërkombëtar.
SFK'10 do te organizohet duke filluar nga ora 9:00 me 25 dhe 26 Shtator ne hapësirat e Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike, ne kuadër te Universitetit te Prishtinës. Gjate këtyre dy ditëve do te prezantohen autor dhe ekspert te ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtar, nga fusha e Softuerit te Lire dhe te Hapur nga te cilët vlen te përmenden: Leon Shiman i cili do të flasë mbi përdorimin e softuerit të lirë e të hapur në administratë publike; Rob Savoy nga projekti Gnash (open source flash) i cili do te flasë për protokollet e rrjetave; Mikel Maron, i cili do te flasë mbi gjeopolitikën e përdorimit te sistemeve të hapura të hartave si dhe Peter Salus, historian i sistemeve operative, i cili do te flasë për historikun e zhvillimit te sistemit operativ Linux. Gjithsejte, do te ligjërohet për mbi 20 tema te ndryshme duke filluar nga çështjet e lidhura me Enciklopedinë e Lire Wikipedia, GNU/Linux, licencat e pronësisë intelektuale, ndërtimin e komuniteteve, përdorimin e OpenStreetMap, përdorimin e Sugar si dhe shume tema tjera nga fusha e softuerit te lire dhe te hapur. Temat qe shtjellohen dhe kualiteti i ligjëruesve së bashku me suksesin e konferencës se vitit te kaluar (SFK'09) e bëjnë SFK'10 konferencën më të madhe të llojit të vet në Evropën Juglindore.
Konferenca mbahet nën patronatin e Zyres së Kryeministrit dhe është përkrahur edhe nga një numër donatoresh nga te cilët vlen përmendur: Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, Mozilla, Rrota, PCWorld si dhe Qendrën e Studenteve të UP-së.
Konferenca është e hapur për pjesëmarrësit gjate dy ditëve te mbajtjes. Orari i detajuar i prezantimeve si dhe informata me te hollësishme për konferencën mund te gjinden ne www.kosovasoftwarefreedom.org
Lëvizja drejt Lirisë, raport nga konferenca Software Freedom Kosova 2009 (SFK09)
Fundjavën që
shkoi Kosova bëri edhe një hap te rëndësishëm drejt realizimit te njërës nga
liritë, qe nga shumëkush konsiderohet elementare, lirisë se Softuerit dhe
përmbajtjes. Konferenca e parë ndërkombëtare e Softuerit te Lire dhe të Hapur,
e organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Asociacioni Kosovar për Softuer
të Lire dhe të Hapur (FLOSSK) mblodhi, gjate dy ditëve te vikendit, në lokalet
e Fakultetit Teknik mbi 500 entuziast dhe ekspert të teknologjisë informative.
Në mesin e tyre kishte edhe përfaqësues nga 15 shtete Evropiane, gjithashtu nga
SHBA dhe Argjentina.
Dita e pare e konferencës
filloi me hapjen solemne ku publikut iu drejtuan organizatoret e konferencës:
Prof. Dr. Myzafere Limani, dekane e Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe
Kompjuterike si dhe Prof. Dr. Lule Ahmedi dhe James Mike Du Pont, bashkë-kryesues
te Këshillit Organizativ. Audiencën e pranishme e përshëndeti edhe Prof. Dr.
Blerim Rexha, zv. Ministër i Ministrisë se Energjisë dhe Minierave, i cili ne
emër te qeverise foli për rendësinë e Softuerit te Lire dhe te Hapur në
zhvillimin e teknologjisë informative ne Kosovë.
Pjesa e tjetër
e ditës u karakterizua nga ligjëratat kyçe si dhe nga sesionet tjera në te
cilat autorë të ndryshëm shpalosen përvojat e veta me Softuer te Lire dhe te
Hapur. Ligjërata e pare kyçe u mbajt nga Giuseppe Maxia, nga MySQL, i cili foli
për përvojën e tij me softuer te lire dhe te hapur gjate kohës kur ai punonte në
kuadër te misionit te OSBE në Kosovë gjatë viteve 1999-2002. Ai gjithashtu foli
edhe për definicionin e softuerit te lire dhe te hapur si dhe praktikat më të
mira në aplikimin e tij. Ligjërata e dyte kyçe u mbajt nga Dan Carchidi nga
Instituti për Teknologji i Massachuset-sit (MIT). Gjate kësaj ligjërate ai foli
për programin e tyre OpenCourseWare (OCW) që ka për qellim shpërndarjen e
përmbajtjes se plan-programit të MIT pa pagese për te gjithë te interesuarit.
Kjo ligjërate zgjoi kureshtjen e publikut prezent e në veçanti te stafit
akademik dhe studenteve.
Nga temat tjera
qe u mbuluan gjate ditës se pare vlejnë te përmenden ligjëratat mbi
eksperiencat e implementimit te Ubuntu-se ne shkollat e Maqedonisë dhe
Shqipërisë, mbi përpjekjen për përkthimin e pakos Open Office ne shqip, mbi
licencat creative commons (CC) si dhe aplikimin e tyre ne vende te ndryshme te
Bashkimit Evropian. Një pjese mjaft e frekuentuar e konferencës ishin edhe
ligjëratat mbi krijimin e komuniteteve te lira si dhe mbi përdorimin e
softuerit te lire dhe te hapur nga ana e aktivisteve te shoqërisë civile.
Përderisa dita
e pare kishte për qellim mbulimin e temave te përgjithshme nga lëmi i Softuerit
te Lire dhe te Hapur, dita e dyte pati karakter me te fokusuar ne aplikimin e
këtij softueri ne mjedise te ndryshme.
Ligjërata e
pare kyçe u mbajt nga Flavia Marzano, eksperte e Softuerit te Lire dhe te Hapur
nga Italia, e cila foli për aplikimin e këtij softueri ne administratën
publike. Përveç koncepteve baze ajo shpalosi edhe praktikat e shteteve evropiane
me ketë softuer si dhe parimet themelore qe do të duhej të shërbenin si udhërrëfyes
gjatë implementimit të softuerit (çfarëdo qofte ai) në administrate publike.
Kjo ligjërate u ndoq nga një numër i sesioneve tjera te cilat patën për qellim
te elaborojnë konceptet e përdorimit te softuerit te lire dhe te hapur nga ana
e institucioneve qeveritare si dhe rendësin e standardeve te hapura për
interoperabilitet dhe ruajtje te privatësisë se qytetareve. U prezantuan shumë
projekte nga Sllovakia, Italia por edhe nga Bosnja, Sllovenia, Kroacia e Greqia.
Ligjërata e
dyte kyçe u mbajt nga Brian King, përfaqësues i Mozilla-s, prania e të cilit
shkaktoi një ovacion te vërtete ne publik. Ai foli mbi shfletuesin Firefox si
dhe zhvillimet e fundit ne Mozilla Labs me qëllim të ofrimit të mundësive te
reja në versionet e ardhshme të shfletuesit.
Përndryshe
gjate ditës se dyte u mbajtën sesione edhe mbi Enciklopedine e Lire Wikimedia,
gjuhet programuese Php dhe Python, OpenStreetMap si dhe përdorimin e softuerit
të lire dhe të hapur në procesin e përkthimit gjuhësor.
Thëne ne
përgjithësi, konferenca u cilësua si një sukses i vërtete edhe nga
organizatoret edhe nga pjesëmarrësit. Jan Husar, njeri nga prezantuesit nga Sllovakia
u shpreh: “Është një sukses i madh për një shtet siç është Kosova, e cila ende
ballafaqohet me probleme te ndryshme, që me ndihmën e qeverise të organizoje
një forum te tille qe ka tërhequr një numër kaq te madh te eksperteve
ndërkombëtare”.
Duhet përmendur
edhe faktin qe Konferenca, përveç Qeverise se Kosovës, është përkrahur edhe nga
një numër i madh donatoresh si: IPKO, Koha Group, USAID, MySQL, Mozilla, Rrota,
Fondacioni Kosovar për Shoqëri te Hapur (KFOS), PC World Albanian,
Telegrafi.com, Kosovapress, Crimson Capital, STIKK dhe Artmotion.
Organizatoret u
zotuan qe konferenca do te behet tradicionale dhe qe për vitet ne vijim do te
përpiqen te ketë organizim edhe me te mire se sivjet.
Programi
i konferencës, duke përfshirë edhe fotografi, xhirime dhe intervista, mund te
gjindet në web faqen www.kosovasoftwarefreedom.org
Konferenca e parë ndërkombëtare për Softuer të Lirë dhe të Hapur
Zhvillimi i teknologjisë informative në Kosovë nga ky vit do të
ndihmohet edhe nga mbajtja e një konference vjetore mbi Softuerin e
Lirë dhe të Hapur. Asociacioni Kosovar për Softuer të Lirë dhe të Hapur
(FLOSSK) dhe Universiteti i Prishtinës kanë marrë përsipër iniciativën
për organizimin e kësaj konference e cila ka për qëllim promovimin e
Softuerit të Lirë dhe të Hapur si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet
përdoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë të këtij softueri.
Software
Freedom Conference 2009 (SFK ’09) do të organizohet këtë vit duke
filluar nga ora 8 e 30 me 29 dhe 30 gusht në mjediset e Fakultetit te
Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në kuadër të Universitetit të
Prishtinës. Gjatë këtyre dy ditëve do të prezantohen autorë dhe
ekspertë të ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtarë, nga fusha e Softuerit
të Lirë dhe të Hapur nga të cilët vlen të përmenden: Giussepe Maxia nga
Sun Microsystems i cili njëherësh është edhe menaxher i komunitetit të
MySQL; Dan Charchidi nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) i
cili do të flasë për Open CourseWare (OCW); Flavia Marzano,
përfaqësuese e Italisë në Komisionin Evropian për çështjet e Softuerit
të Lirë dhe të Hapur si dhe Brian King nga Mozilla që do të flasë për
shfletuesin Firefox dhe shtojcat (add-ons) e tij.
Gjithsejtë, do të ligjërohet për mbi 40 tema të ndryshme duke filluar
nga çështjet e lidhura me Enciklopedinë e Lirë Wikipedia, GNU/Linux,
licencat e pronësisë intelektuale, ndërtimin e komuniteteve, si dhe
programimin në gjuhët PHP dhe Python. Të gjitha këto veçori e bëjnë
këtë konferencë ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore.
Konferenca mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës
dhe është përkrahur nga një numër i madh donatorësh, si: IPKO,
Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), USAID nëpërmjet
programit KPEP, Ministria e Energjisë dhe Minierave, Mozilla, Rrota,
Sun Microsystems, Crimson Capital, Telegrafi.com, PCWorld Albanian,
Kosovapress, si dhe Koha Ditore dhe KohaVision (KTV).
Konferenca është e hapur për pjesëmarrësit gjatë dy ditëve të mbajtjes,
organizatorët rekomandojnë që të bëhet regjistrimi online ne http://sfk09.evenbrite.com.
Orari i detajuar i prezantimeve si dhe informata me te hollësishme për
konferencën mund të gjenden në faqen zyrtare të organizatës FLOSSK www.kosovasoftwarefreedom.org
Konferencë e përvitshme e softuerit në UP
Duke filluar nga ky vit, çdo vit, në Universitetin e Prishtinës do të organizohet konferenca vjetore në lëmin e informatikës.
Universiteti i Prishtinës dhe “Organizata kosovare e softuerit të lirë dhe të hapur” (FLOSS Kosova) kanë nënshkruar të mërkurën (04.06.2009) një marrëveshje në lidhje me këtë konferencë. Për me shum lexoni marrëveshjen si PDF-Format apo në JPG-Format:
Një Grup Entuziastësh Kosovar Themelon Organizatën e Parë Kombëtare të Softuerit të Lirë
Qëllimi është promovimi i Softuerit të Lire
05/11/2009 - Për botim të menjëhershëm
(11 Maj, 2009) Prishtinë - Një grup entuziastësh dhe përkrahësish të Softuerit të Lirë krijuan javën e kaluar Organizatën Kosovare të Softuerit të Lirë dhe të Hapur (FLOSS Kosova). Organizata ka për qëllim të nxisë softuerin e lirë dhe me kod burimor të hapur dhe njohuritë e hapura në vendin më të ri në Evropë. Organizata do ta bëjë këtë duke siguruar infrastrukturën thelbësore dhe strukturën organizative për mbështetjen dhe zhvillimin e njohurive dhe softuerit të lirë në përputhje me misionin e saj.
Flakron Bytyqi, drejtues i FLOSS Kosova, thotë se, "standardet e hapura janë të rëndësishme për zhvillimin e një vendi siç është Kosova. Në nuk po zbulojmë asgjë, por po i bashkohemi një lëvizje globale dhe po aplikojmë modele të provuara në një situatë lokale."
Veprimtaria kryesore e organizatës do të jetë organizimi i një Konferencë Vjetore të Lirisë Softuerike (në ueb në http://kosovasoftwarefreedom.org) që do të mbahet për herë të parë më 29-30 gusht, 2009 në Prishtinë, Kosovë. Qëllimi kësaj konference është të paraqes ligjërues dhe programues kombëtar dhe ndërkombëtarë para një audience rajonale. Konferenca do t’i mbaj punimet në anglisht, shqip, serbisht, gjermanisht dhe turqisht. Temat që do të diskutohen do të përfshijnë Softuerin e Lirë dhe të Hapur, përmbajtjen e krijuar në mënyrë sociale si Wikipedia dhe Voice Over IP.
Organizata ka gjetur mjaft mbështetje në industrinë vendore dhe është duke punuar në sigurimin e pjesëmarrjes të shumë kompanive globale dhe organizatave si motra. Disa nga ata që tashmë kanë shprehur interes për të ligjëruar në konferencë janë përfaqësues nga Sun Microsystems, Mozilla, Pilot Systems, dhe Google Summer of Code.
Organizata është jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse në bazë të ligjeve përkatëse në fuqi në Kosovë. Kontribuuesit në projekt vijnë nga industria, bota akademike dhe entuziastë të Softuerit të Lirë.
Themeluesi i FLOSS Kosova, James Michael DuPont, është një Amerikan i cili së shpejti do të martohet me një vajzë shqiptare. Ai thotë se "kohën që të rinjtë e shpenzojnë në internet kafe duhet ta kalojnë duke krijuar softuer. Në vend që të luajnë Counter Strike, ata duhet të jenë duke redaktuar Wikipedia-n."
Duke marrë parasysh sinergjitë që vijnë nga gjuha e përbashkët, fillimisht FLOSS Kosova do t’i përfshijë në projektet e saj edhe banorët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Për më shumë informacion, kontaktoni Zëdhënësin e FLOSS Kosova, Arianit Dobroshi, Tel: 044-905-647 ose
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it