Software Freedom Kosova Conference 2010

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home News Albanian Lëvizja drejt Lirisë, raport nga konferenca Software Freedom Kosova 2009 (SFK09)

Lëvizja drejt Lirisë, raport nga konferenca Software Freedom Kosova 2009 (SFK09)

Fundjavën që shkoi Kosova bëri edhe një hap te rëndësishëm drejt realizimit te njërës nga liritë, qe nga shumëkush konsiderohet elementare, lirisë se Softuerit dhe përmbajtjes. Konferenca e parë ndërkombëtare e Softuerit te Lire dhe të Hapur, e organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Asociacioni Kosovar për Softuer të Lire dhe të Hapur (FLOSSK) mblodhi, gjate dy ditëve te vikendit, në lokalet e Fakultetit Teknik mbi 500 entuziast dhe ekspert të teknologjisë informative. Në mesin e tyre kishte edhe përfaqësues nga 15 shtete Evropiane, gjithashtu nga SHBA dhe Argjentina.

Dita e pare e konferencës filloi me hapjen solemne ku publikut iu drejtuan organizatoret e konferencës: Prof. Dr. Myzafere Limani, dekane e Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe Prof. Dr. Lule Ahmedi dhe James Mike Du Pont, bashkë-kryesues te Këshillit Organizativ. Audiencën e pranishme e përshëndeti edhe Prof. Dr. Blerim Rexha, zv. Ministër i Ministrisë se Energjisë dhe Minierave, i cili ne emër te qeverise foli për rendësinë e Softuerit te Lire dhe te Hapur në zhvillimin e teknologjisë informative ne Kosovë.

Pjesa e tjetër e ditës u karakterizua nga ligjëratat kyçe si dhe nga sesionet tjera në te cilat autorë të ndryshëm shpalosen përvojat e veta me Softuer te Lire dhe te Hapur. Ligjërata e pare kyçe u mbajt nga Giuseppe Maxia, nga MySQL, i cili foli për përvojën e tij me softuer te lire dhe te hapur gjate kohës kur ai punonte në kuadër te misionit te OSBE në Kosovë gjatë viteve 1999-2002. Ai gjithashtu foli edhe për definicionin e softuerit te lire dhe te hapur si dhe praktikat më të mira në aplikimin e tij. Ligjërata e dyte kyçe u mbajt nga Dan Carchidi nga Instituti për Teknologji i Massachuset-sit (MIT). Gjate kësaj ligjërate ai foli për programin e tyre OpenCourseWare (OCW) që ka për qellim shpërndarjen e përmbajtjes se plan-programit të MIT pa pagese për te gjithë te interesuarit. Kjo ligjërate zgjoi kureshtjen e publikut prezent e në veçanti te stafit akademik dhe studenteve.

Nga temat tjera qe u mbuluan gjate ditës se pare vlejnë te përmenden ligjëratat mbi eksperiencat e implementimit te Ubuntu-se ne shkollat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, mbi përpjekjen për përkthimin e pakos Open Office ne shqip, mbi licencat creative commons (CC) si dhe aplikimin e tyre ne vende te ndryshme te Bashkimit Evropian. Një pjese mjaft e frekuentuar e konferencës ishin edhe ligjëratat mbi krijimin e komuniteteve te lira si dhe mbi përdorimin e softuerit te lire dhe te hapur nga ana e aktivisteve te shoqërisë civile.

Përderisa dita e pare kishte për qellim mbulimin e temave te përgjithshme nga lëmi i Softuerit te Lire dhe te Hapur, dita e dyte pati karakter me te fokusuar ne aplikimin e këtij softueri ne mjedise te ndryshme.

Ligjërata e pare kyçe u mbajt nga Flavia Marzano, eksperte e Softuerit te Lire dhe te Hapur nga Italia, e cila foli për aplikimin e këtij softueri ne administratën publike. Përveç koncepteve baze ajo shpalosi edhe praktikat e shteteve evropiane me ketë softuer si dhe parimet themelore qe do të duhej të shërbenin si udhërrëfyes gjatë implementimit të softuerit (çfarëdo qofte ai) në administrate publike. Kjo ligjërate u ndoq nga një numër i sesioneve tjera te cilat patën për qellim te elaborojnë konceptet e përdorimit te softuerit te lire dhe te hapur nga ana e institucioneve qeveritare si dhe rendësin e standardeve te hapura për interoperabilitet dhe ruajtje te privatësisë se qytetareve. U prezantuan shumë projekte nga Sllovakia, Italia por edhe nga Bosnja, Sllovenia, Kroacia e Greqia.

Ligjërata e dyte kyçe u mbajt nga Brian King, përfaqësues i Mozilla-s, prania e të cilit shkaktoi një ovacion te vërtete ne publik. Ai foli mbi shfletuesin Firefox si dhe zhvillimet e fundit ne Mozilla Labs me qëllim të ofrimit të mundësive te reja në versionet e ardhshme të shfletuesit.

Përndryshe gjate ditës se dyte u mbajtën sesione edhe mbi Enciklopedine e Lire Wikimedia, gjuhet programuese Php dhe Python, OpenStreetMap si dhe përdorimin e softuerit të lire dhe të hapur në procesin e përkthimit gjuhësor.

Thëne ne përgjithësi, konferenca u cilësua si një sukses i vërtete edhe nga organizatoret edhe nga pjesëmarrësit. Jan Husar, njeri nga prezantuesit nga Sllovakia u shpreh: “Është një sukses i madh për një shtet siç është Kosova, e cila ende ballafaqohet me probleme te ndryshme, që me ndihmën e qeverise të organizoje një forum te tille qe ka tërhequr një numër kaq te madh te eksperteve ndërkombëtare”.

Duhet përmendur edhe faktin qe Konferenca, përveç Qeverise se Kosovës, është përkrahur edhe nga një numër i madh donatoresh si: IPKO, Koha Group, USAID, MySQL, Mozilla, Rrota, Fondacioni Kosovar për Shoqëri te Hapur (KFOS), PC World Albanian, Telegrafi.com, Kosovapress, Crimson Capital, STIKK dhe Artmotion.

Organizatoret u zotuan qe konferenca do te behet tradicionale dhe qe për vitet ne vijim do te përpiqen te ketë organizim edhe me te mire se sivjet.

Programi i konferencës, duke përfshirë edhe fotografi, xhirime dhe intervista, mund te gjindet në web faqen www.kosovasoftwarefreedom.org